Kategoria: Whisky | Sasia: 700ml | ABV: 47.3%
Kinclaith Rare Reserve 1969 40YO është një “single malt” tepër i rrallë nga një distileri e mbyllur në Glasgow. Distiluar në vitin 1969 dhe maturuar për 40 vite në fuçi lisi. Meqënese distileria Kinclaith prodhoi vetëm për një periudhë të shkurtër (1957–1975), çdo shishe e saj është një thesar për koleksionistët. Ky edicion dallon për shijen e butë me fruta të pjekura, mjaltë dhe nota delikate druri.